Xhemail Jusufi: BDI në Tetovë në gjendje të lartë gadishmërie për betejën e radhës të 8 Majit

Sot Lideri i Bashkimit Demokratik për Integrim mbajti takim me strukturat e BDI-së në Tetovë.

Fjalë rasti para të pranishmëve mbajti shefi shtabit komunal në Tetovë Xhemail Jusufi i cili falenderoi të gjitha strukturat nga shefa shtabesh, forumin rinorë, forumin e gruas, për angazhimin në zgjedhjet presidenciale të 24 majit ku Fronti Europian kori një sukses të jashtzakonshëm me mbi 40 mij vota në epërsi, njëherit Jusufi bëri thirje për mobilizim dhe më të madh për të dyfishuar suksesin në zgjedhjet parlamentare të 8 Majit.

” BDI në Tetovë është në gjendje gadishmërie të nivelit më të lartë dhe këtë e dëshmon prania juaj në këtë takim të organizuar vetëm disa orë më parë.Të vazhdojmë me punë intenzive, kontakte të drejtpërdrejta me qytetarë, të bashkëpunojmë me subjektet e tjera të Frontit Europian, me të vetmin qëllim që në betejën e radhës të dalim dhe më bindshëm fitimtarë”- tha ndër të tjera Jusufi.