Xhelali nga Shkupi: Policia ma mori djalin në ora 9 të mëngjesit sepse protestoi për rastin “Monstra”

Xhelal Aziri nga lagja Dizhon e Shkupit nuk mund të fshehë lotët deri sa flet para kamerave për djalin e tij Burim Aziri, që është thirë sot në stacion policor që nga ora 9 e mëngjesit dhe nuk ishte liruar deri para orës 17, kur biseduam me të, shkruan gazeta Lajm. Burimi është thirrë në polici për shkak të pjesëmarrjes në protestën për Liri dhe Drejtësi që u mbajt të premten në Shkup.

“Fillimisht e thirën në Kisella Vodë, por pastaj e dërguan në Autokomandë. I dërgova ushqim, por nuk më lan të ja dorëzoj. Tash nuk e di ku gjendet”, thotë Aziri për Lajm Tv.

Banorët e Dizhonit thonë se edhe shumë djem tjerë nga lagja e tyre janë thirrë në bisedë nga policia për pjesëmarrje në protestën e ditës së premte. Mes tyre ka edhe 12 e 13 vjeçar. Njëri prej tyre është Qamil Alioski, i cili duhej të paraqitet në polici në ora 17. Edhe pse ishte i frikësuar se çka mund të ndodhë, ai prap se prap do të paraqitet në stacion, nga frika se mund t’i ndodhë problem më i madh.

Banorët kërkojnë ndihmë nga politikanët dhe zyrtarët shqiptarë që të ndërpritet

Zëdhënësi i policisë Toni Angellovski, konfirmoi për Lajm se policia është duke marë në pyetje pjesëmarrësit në protestë.

“Në stacione policore po thirren edhe persona tjerë lidhur me këtë rast dhe pas dokumentimit do të ngriten padi adekuate”, thotë Angellovski./Gazeta LAJM