Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Xhejms Matis nesër vjen për vizitë zyrtare në Maqedoni.
Matis do të ketë takim me kryeministrin Zoran Zaev, me ministren e Mbrojtjes Radmilla Shekerinska, ndërsa më pas është paraparë deklaratë e përbashkët për mediat.
Edhe vetë Matis paraprakisht këtë javë paralajmëroi se do ta vizitojë Maqedoninë që të shpreh mbështetje të qartë për çështjen e emrit, por edhe brengosje për shkak të involvimit të mundshëm të Moskës në proces.
“Nëse keni votim, Moska do të përzihet. Unë jam i brengosur për atë. Përzierje të tillë Rusia ka praktikuar nga Estonia e deri në SHBA, nga Ukraina dhe tani deri në Maqedoni, gjithmonë i përshtatet situatës konkrete”, tha Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Xhejms Matis.