Xhaxhai i Marigonës: Pos drejtësisë ligjore është edhe Kanuni

“Edhe nëse do ta lironin nga bu*rgu nesër, prapë nuk jemi pishman, sepse në Kosovë kemi dy drejtësi, është ajo ligjore dhe ajo e kanunit”.
Kështu ka thënë të martën Remzi Osmani, xhaxhai i 18 vjeçares së vr*arë nga Ferizaj, Marigonës.

Ai theksoi se “nuk e kanë të lehtë këtë dhimbje”, teksa sot është varrosur Marigona Osmani.
Sipas xhaxhait të vajzë të ndjerë, gjendja e Marigonës “ishte horror”.
“Ai ka qenë sigurisht në ndikim të alko*olit e dr*ogës, sepse njeriu normal nuk mund ta sjellë dikë në atë gjendje”, ka thënë ai.

Policia e arr*estoi Dardan Krivaqan, i cili edhe në të kaluarën e tij kishte kryer vepra penale.
Të dielën, në Spitalin Rajonal të Ferizajt u dërgua e vd*ekur 18 vjeçarja.
Sipas raportimeve nga organet përgjegjëse “vi*ktima për dy ditë ishte rra*hur dhe to*rturuar psiqikisht”.