Nga Arbana Xharra:
Shumica e shqiptarëve në Maqedoni identifikohen së pari si myslimanë dhe më pas nga identiteti shqiptar. Krahasuar me shtetet e tjera ballkanike ku jetojnë shqiptarët të cilët nuk e konsiderojnë fenë si një faktor dominues në jetën e tyre, shqiptarët në Maqedoni janë mbështetësit më të vendosur të Erdoganit dhe agjendës së tij islamike. Shqiptarët janë të privuar nga shumë të drejta elementare, të neglizhuar nga shteti maqedon, dhe vazhdojnë të vuajnë nga pabarazia. Maqedonia i mohon të drejtat themelore të tyre. Erdogan i ka përdorur shqiptarët si kartë, duke pretenduar të garantojë stabilitet për shtetin maqedonas me konvertimin e nacionalizmin shqiptar, (të cilin nuk e durojnë maqedonasit), në një identitet të fortë islamik. Erdogani investimet ekonomike i bënë në anën maqedone, kurse shqiptarëve u mbaron xhami. “Sulmi paqësor” i Erdoganit mbi Maqedoninë ka vetëm një qëllim: të dominojë vendin nën maskën e një historie të gjatë të “marrëdhënieve vëllazërore”. Ky është “Kali i Trojës” i kohës moderne i Erdoganit, dhe shqiptarët në Maqedoni duhet të kuptojnë se ata janë duke rënë në kurthin e tij.
Tekstin e plotë e lexoni kët: http://www.gazetatema.net/2018/06/14/kali-i-trojes-se-erdoganit-ne-maqedoni/