Xhandarmëria Serbe futet në fshatin Kikë të Kamenicës

Së fundmi janë parë lëvizje provokuese nga xhandarmëria serbe në fshatin Karaçevë të Kamenicës ku shiheshin pjesëtarë të uniformua. E njëjta gjë është parë edhe gjatë ditës së sotme në një fshat tjetër të Kamenicës.

E prapë xhandarmëria serbe është shfaqur edhe në një fshat tjetër të Kamenicës, në Kikë. Në foton e siguruar shihen disa pjesëtarë të uniformuar të cilët ndodhen aty.

Kujtojmë se deri tani pavarësisht këtyre lëvizjeve nuk ka ndonjë reagim as nga Qeveria e Kosovës apo Presidenti i vendit.