Banorët në lagjen e Tophanës as këtë vit nuk do të falen në xhaminë e shumë premtuar, projekt për të cilin përgjegjësinë e ka marrë BFI-ja e Turqisë me miratimin e komunës së Çairit. Pavarësisht faktit se shumë herë me radhë këta banorë kanë marrë premtime për ndërtimin e kësaj xhamie ata vazhdojnë që ritet fetare ti kryejnë në një xhami të improvizuar, njofton Alsat M.
Nga Bashkësia Fetare Islame e Maqedonisë japin afat të ri, gjegjësisht thonë se deri në 3 vjet do të mbarojnë punimet, ndërsa për zvarritjen e deritanishme të punimeve nga BFI arsyetohen me probleme teknike.
Xhamia, sipas planit do të jetë me katër minare dhe përveç faltores do të përfshijë edhe një qendër edukativo-shkencore, amfiteatër dhe hapësirë për lexim, për studentët e teologjisë.
Ndryshe fillimi i punimeve për ndërtimin e xhamisë është paralajmëruar katër herë më parë, gjegjësisht që nga qershori viitit 2016.