Xhamia me mision kundër gjuhës shqipe, iu kërkon shqiptarëve zëvendismin e gjuhës shqipe me atë arabe

Në profilin e Facebookut të xhamisë së qytezës së Langenthalit në Zvicër, shqiptarëve të besimit mysliman u jepen këshilla për të mos përdorur gjuhën shqipe. Në vend të gjuhës shqipe , kjo xhami ka propozuar të përdorët gjuha arabe, si përshembull:

«Mos thuaj ‹Shum bukur› thuaj ‹Masha ‘Allah›», «Mos thuaj ‹Përshëndetje› thuaj ‹Selamun Alejkum›», «Mos thuaj ‹wow› thuaj ‹Subhan ‘Allah›», «Mos thuaj ‹Do e bëj› thuaj ‹In shaa Allah›», «Mos thuaj ‹Mir jam› thuaj ‹Elhamdululah›»

Kjo ka ngjallur reagime të shumta në rrjetet sociale nga shqiptarët gjithandej, duke e parë këtë veprim të kësaj xhamie si vazhdimësi e misionit të gjakpirësit të shqiptarëve Aleksandër Rankoviq, për c’kombëtarizimin e shqiptarëve. / Arena Press