Xhamia më e madhe në Gjermani lejohet të transmetojë ezanin të premteve

Xhamisë më e madhe në Gjermani do t’i lejohet të transmetojë ezanin me altoparlantë të premten pasdite, pas një marrëveshjeje midis qytetit të Këlnit dhe komunitetit mysliman për të lehtësuar kufizimet, bëri të ditur qyteti të hënën.

Të gjitha 35 xhamive që ndodhen në këtë qytet tani do t’u lejohet të transmetojnë ezanin deri në 5 minuta, vetëm të premteve, mes mesditës dhe orës 15:00, sipas iniciativës dy-vjeçare.
Këtu përfshihen Xhamia Qendrore e Këlnit, e cila është hapur në vitin 2018, pasi u bë një pikë ndezjeje për ndjenjat anti-muslimane nga partitë e ekstremit të djathtë, të cilat u forcuan pas një fluksi të azilkërkuesve ndërmjet viteve 2015-2016.

“Lejimi i thirrjes së ezanit është për mua një shenjë respekti”, ka shkruar në Twitter, kryetarja e bashkisë së Këlnit, Henriette Reke.

Thirrja për namaz do të bashkohet me kambanat e katedrales së Këlnit, që është kisha më e madhe gotike e Evropës veriore.

“Kjo tregon se diversiteti po vlerësohet dhe jetohet në Këln”, ka thënë Reke.

Gjatë polemikave rreth ndërtimit të xhamisë së madhe, mbështetësit vendosën të siguronin publikun se ajo nuk do të transmetonte në mënyrë rutinore ezanin, i cili dëgjohet pesë herë në ditë në vendet myslimane.

Qyteti tha se xhamitë që kërkojnë të transmetojnë thirrjen të premten pasdite do të duhet të respektojnë kufizimet në volumin e altoparlantëve të tyre dhe të njoftojnë fqinjët paraprakisht.

Rreth 4.5 milionë myslimanë jetojnë në Gjermani, që është edhe grupi më i madh i pakicave fetare.