I ftuar në emisionin “Kjo është koha” në RTV Ora, imami i xhamisë “Dine Hoxha” në Tiranë, e cila dje ra pjesë e një su*lmi me thikë dhe që la pas 5 të plagosur, është shprehur se në institucionin fetar që ai drejton është rikthyer normaliteti.
“Fillimisht dua të them se kjo ishte një sprovë për të gjithë ne se si duhet të reagojmë në situata të tilla dhe rrethana të tilla. Pra, kjo e gjitha e ka emrin sprovë. Njerëzit sprovohen dhe sprova mund të jetë edhe në muajin e Ramazanit.
Është e vërtetë që pati shumë trishtim dje por është e vërtetë edhe pjesa tjetër që xhamia është rikthyer në normalitet. Kanë filluar qysh mbrëmë faljet, iftaret, faljet e teravive. Sot namazi i Sabahut. Gjithçka I është kthyer normalitetit.
Personat e atakuar nga ky sulm, janë jashtë, kanë dale nga spitali qysh dje. I fundit ka dalë sot.
Personi që ka bërë su*lmin në fjalë ka qenë një person me problem mendore. Nuk ka qenë pjesë e xhamisë apo xhematit tonë, siç thuhet. Personi është me dosje të hapur, problem psiqike. Dhe para një muaji ai ka patur një tjetër sulm të tillë”, tha ndër të tjera Kalaja.
Më pas, imami shpjegoi edhe kronologjinë e ngjarjes:
“Fillimisht ai ka go*ditur dikë në një piceri përballë xhamisë, pastaj një qytetar në trotuar dhe më pas është future në xhami ku ka go*ditur 3 veta. Më pas ka tentuar të dale. Disa e kanë parë, lëvizjet e tij të dyshimta dhe e kanë izoluar dhe ja kanë dorëzuar policisë”.