Ministrja e punëve të Jashtme të Xhamajkës ka mohuar se vendi i saj ka njohur Kosovën.
Në një postim ne Twitter, duke shpërndarë deklaratën e presidentit të Kosovës Hashim Thaçi i cili e ka falënderuar Xhamajkën për njohje, Kamina J Smith ka shkruar se vendi i saj nuk e ka njohur Kosovën.
“Deri më sot Xhamajka nuk e ka njohur Kosovën”, ka shkruar ajo.
Kujtojmë se mbrëmë lajmin për këtë njohje e ka dhënë presidenti Thaçi.
Presidenti Thaçi, ndër të tjera ka thënë se kjo njohje vjen edhe si pasojë e kontributit të madh të kongresmenit amerikan Eliot Engel.
“Lajm i mrekullueshëm! Sapo u njoftova nga ambasadorja Vlora Çitaku se XhamaJka ka njohur Republikën e Kosovës si sovran dhe të pavarur. E di se ky është një rezultat i punës së madhe dhe lobimeve për vite me radhë, përfshirë edhe Eliot Engelin. Punë e mirë. Faleminderit miq të dashur nga Kingstoni”, shkroi Thaçi në Twitter