Xhaferi uron Ilindenin: Kemi një shtet të përbashkët dhe jemi përgjegjës ta ruajmë

Festën e Ilindenit, Ditën e Republikës, e ka uruar edhe kryeparlamentari Talat Xhaferi.
“Ilindeni jeton, lind përsëri dhe përsëri, me çdo ditë të re, me çdo gjeneratë të re të rinjve që për çdo ditë përballen me sfida të reja, çdo ditë i bëjnë betejat e veta personale dhe kolektive për një të nesërme më të mirë, për një jetë më cilësore, zhvillim profesional dhe përkryerje dhe ardhmëri të sigurt. Kemi një shtet të përbashkët dhe të gjithë jemi përgjegjës ta ruajmë dhe zhvillojmë, për ne dhe për gjeneratat e ardhshme”, shkruan Xhaferi.