Xhaferi uron Ditën e Alfabetit të Gjuhës Shqipe

Kreu i Kuvendit, Talat Xhaferi ka uruar 22 Nëntorin- Ditës e Alfabetit të Gjuhës Shqipe. Xhaferi e quan këtë datë jashtëzakonisht të rëndësishme, ndërkaq thekson se alfabeti i unifikuar shërbeu si katalizator i ngritjes së shqiptarëve në të gjitha fushat në shoqëri.

“Më lejoni që në emrin tim personal dhe në emër të deputetëve në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut të drejtoj urime të sinqerta dhe të përzemërta me rastin e 22 Nëntorit, Ditës së Alfabetit të Gjuhën Shqipe, që është festë jashtëzakonisht e rëndësishme për bashkësinë shqiptare, festë me të cilën kremtohet alfabeti i unifikuar, gjuha dhe shkrim leximi si katalizator i ngritjes intelektuale, kulturore, arsimore dhe gjithsesi politike të shqiptarëve. Me kultivimin e dallimeve gjuhësore dhe kulturore, bashkë kontribuojmë në ruajtjen e vlerave të përhershme të përbashkëta dhe njëherazi investojmë në ardhmërinë më të mirë të gjeneratave tona të reja”, thuhet mes tjerash në letrën e kreut të Kuvendit.