Kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi sot në konferencë për media theksoi se presidenti i shtetit, Stevo Pendarovski, nesër do t’ia dorëzoj mandatin kryetarit të ri të LSDM-së, Dimitar Kovaçevski.
Xhaferi theksoi se pas kësaj rrjedhin afatet për formimin e Qeverisë dhe programit qeveritarë.
“Me siguri seanca e Kuvendit për votim do të jetë më 15 ose 16 janar”, theksoi Xhaferi.