Xhaferi sot do t’ia dorëzojë funksionin e kryeministrit Hristijan Mickoskit

Pas mbërritjes në ndërtesën e Qeverisë, siç njoftojnë shërbimet për shtyp të qeverisë, kryeministri aktual dhe ai i sapozgjedhur do të kenë një takim të shkurtër.

Pas votimit të mbrëmshëm në parlament dhe zgjedhjes së përbërjes së re qeveritare, për sot në orën 10 është caktuar dorëzimi i funksionit të kryeministrit. Në ndërtesën e Qeverisë do të takohen kryeministri aktual i qeverisë teknike Talat Xhaferi, i cili do t’ia dorëzojë funksionin kryeministrit të sapozgjedhur Hristijan Mickoski.

Pas mbërritjes në ndërtesën e Qeverisë, siç njoftojnë shërbimet për shtyp të qeverisë, kryeministri aktual dhe ai i sapozgjedhur do të kenë një takim të shkurtër.

Përveç dorëzimit të funksionit të kryeministrit, do të ketë edhe ceremoni për dorëzimin e funksioneve në ministritë mes ministrave aktualë të qeverisë teknike dhe ministrave të sapozgjedhur.