Xhaferi: “Për kundërshtimin e gjuhës së urrejtjes duhet promovim të kulturës së tolerancë”

Duke e pasur gjithmonë ndërmend rolin jashtëzakonisht të rëndësishëm të parlamenteve në mbrojtjen e lirisë të të shprehurit në internet dhe promovimit të dallimeve në qëndrime, po aq i rëndësishëm është kundërshtimi i dezinformatave dhe fjalës së urrejtjes dhe parandalimi i perceptimit se si establishment politik, e humbim lidhjen me qytetarët. Që kjo të ndryshojë, nevojitet të japim shembull personal duke promovuar kulturë tolerance, kulturë inkluzioni dhe bashkëpunimi rreth çështjeve thelbësore, theksoi kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi në Debatin e përgjithshëm të Asamblesë së 143-të të UNP-së në temë “Sfidat bashkëkohore për demokracinë: Tejkalimi i ndarjeve dhe ndërtimi i bashkësisë”.

“Nevojitet që globalizimi, me të gjitha të metat e tij, fillimisht të promovohet me të gjitha përparësitë e veta, qasjen dhe shpejtësinë, ta kthejmë në dobi të kthimit të besimit të qytetarëve në institucionet dhe parandalimit të potencialeve shkatërruese që e presin shansin e vet. Prandaj, le të jemi vigjilentë, të bashkëpunojmë ngushtë, të jemi të sinqertë dhe të drejtpërdrejtë në veprimin dhe funksionimin tonë, të jemi shtëpi dhe rojtar i vërtetë i demokracisë dhe paqes në vendet tona”, tha Xhaferi në fjalimin e tij.

Xhaferi potencoi se edhe dhoma jonë ligjvënëse, e cila si edhe të gjitha institucionet ligjvënëse që janë shtëpitë e demokracisë dhe vendet ku dëgjohet zëri i popullit, i shndërruar në legjitimitetin e të zgjedhurve të tyre popullorë, ballafaqohet me të gjitha sfidat bashkëkohore në përpjekjen për funksionimin demokratik

“Duke filluar prej mënyrës së funksionimit në kushte të imponuara nga pandemia me Kovid-19 dhe sa e zvogëlon kjo besimin e qytetarëve në institucion. Sa mbetet institucioni i afërt me qytetarët me veprimin e vet ndonjëherë të improvizuar në kushte të atilla të restrikcioneve dhe protokolleve dhe, sa janë parlamentet të gatshme ti menaxhojnë vështirësitë që i sjell e sotmja? A jemi mjaftueshëm reprezentativ? Me këtë nuk mendoj vetëm në koloritin politik natyrisht. Mendoj në përfaqësimin e të gjitha grupeve të margjinalizuara, grupeve jo mjaftueshëm të përfaqësuara në shoqëri, gratë, të rinjtë, qytetarët apolitik qëllimi i vetëm i të cilëve është të kenë shoqëri funksionale, institucione në shërbim të qytetarëve, institucione që mund të përforcojnë besimin ndërmjet popullsisë dhe të jenë afër qytetarëve, me atë që do të ndërtojnë kulturë dialogu ndërmjet palëve të polarizuara, me atë që do të promovojnë diskurs politik kreativ i cili jep shpresë dhe inkurajon bashkëpunim konstruktiv dhe ndërpartiak”, tha Xhaferi.

Ai theksoi se situata në terren, me përhapjen e vazhdueshme të virusit kërkon shtrëngim të sërishëm të masave, kthim të protokolleve, a reagimi i qytetarëve ndaj kthimit të restrikcioneve të domosdoshme për të cilat kanë konsideruar se kanë përfunduar dhe janë pjesë e së kaluarës, e zgjon pakënaqësinë e tyre dhe e nxeh frustrimin e tyre. Reagimet janë në forma dhe dimensione të ndryshme mirëpo, ajo që mbisundon është ngopja nga rregullat e reja, obligimet dhe kufizimet e reja. Dhe, këtu fitojnë hapësirë të gjitha dezinformatat, të gjitha forcat shkatërruese.

Të jesh pjesë e Unionit Interparlamentar, potencoi Xhaferi, do të thotë të jesh pjesë e përpjekjes së përbashkët në zgjidhjen e sfidave bashkëkohore në nivelin nacional dhe ndërkombëtar, me lidership politik dhe solidaritet në gjetjen e qasjeve të reja për mbrojtjen e demokracisë dhe unë jam i bindur se kjo qasje do i japë rezultatet e kërkuara.