Kryetari i Kuvendit Talat Xhaferi sot njoftoi se ende nuk e ka marrë propozim – vendimin e qeverisë që kërkon nga Kuvendi të shpallë gjendje të jashtëzakonshme për të menaxhuar me situatën e koronavirusit, por e pret atë në çdo moment.
“Sipas procedurave, i njëjti propozim-vendim sipas Kushtetutës, neni 125 paragrafi 4 që Kuvendi nuk mund të mblidhet, do t’i përcillet presidentit të shtetit. Shpresoj që presidenti të veprojë konform me përgjegjësitë e tij”, tha Xhaferi.
Kuvendi, shtoi Xhaferi, nuk mund të mblidhet për shkak të urdhrit për ndalim të tubimeve.
Xhaferi e përsëriti qëndrimin e mëhershëm dhënë për MEDIAL, se ndan mendimin me disa ekspertë se Kuvendi nuk mund të mblidhet përsëri pas shpërndarjes. Zgjedhjet sipas kryetarit të Kuvendit do të shtyhen me një dekret të qeverisë, bazuar në nenin 126 të Kushtetutës.
Presidenti Stevo Pendarovski, ndërkohë, më parë ka shkruar në profilin e tij në Fejsbuk se pret që kryetari i Kuvendit t’i përcjell atij propozimin e qeverisë për të shpallur gjendje të jashtëzakonshme, pas së cilës do t’i drejtohet publikut