Xhaferi: Pas përfundimit të situatës së jashtëzakonshme KSHZ menjëherë duhet të fillojë me përgatitjen e zgjedhje

Kryetari i Kuvendit Talat Xhaferi sonte informoi se ka marrë ftesë për të marrë pjesë në takimin e liderëve të caktuar për më 12 maj nga kabineti i presidentit të shtetit dhe se pas përfundimit të situatës së jashtëzakonshme KSHZ menjëherë duhet të fillojë me përgatitjen e zgjedhjeve.

“Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve nuk mund të kushtëzojë. Ai obligohet sipas vendimit të Kryetarit të Kuvendit, dhe në këtë rast, sipas dekretit të veprojë brenda afateve, ku ka ndaluar. Eventualisht, në lidhje me atë që Lista zgjedhore është azhurnua deri më 12 prill, kështu që do të jetë datë e re, cila do të jetë, deri në atë datë Kodi Zgjedhor, obligimet e organeve shtetërore, posaçërisht MPB-së ku është shërbimi amë kanë obligim periodik për të paraqitur raport çdo tre muaj për azhurnimin e Listës zgjedhore. Kodi Zgjedhor thotë që të gjithë qytetarët që mbushin 18 vjeç deri në ditën e zgjedhjeve duhet të jenë në Listën zgjedhore sipas detyrës zyrtare nga lista e dorëzuar nga Ministria përkatëse deri te KSHZ-ja pas shpalljes së zgjedhjeve. Pra, këtu nuk ka asnjë problem sa i përket sanksionimit të situatës”, tha Xhaferi sonte në emisionin Uin-Uin në TV Telma.

Ai sqaroi se nuk ka për obligim t’i përgjigjet nismës së parashtruar prej 35 deputetëve për të konvokimin e serishëm të Kuvendit, i cili u shpërnda që të konfirmohen vendimet për shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme për shkak të pandemisë me Kovid-19 nga ana e presidentit Stevo Pendarovski.

“E drejta dhe kompetenca ime është qartë si kryetar i Kuvendit nëse do ta thërras ose jo seancë. Nëse mendojnë se e kam keqpërdorur funksionin tim, mund të ngrisin kallëzim penal”, tha Xhaferi.

Sipas tij, përfundimi i mandatit të deputetëve për të përfaqësuar qytetarët ka përfunduar një muaj e më shumë ditë pasi u shfaqën kushtet për shkakun e gjendjes së jashtëzakonshme dhe për këtë arsye, thotë ai, nuk mund të kthehemi të vendosim. Ai përsëriti qëndrimin se një Parlament i vetë-shpërndarë nuk mund të vendosë më sepse ai ka kthyer mandatin sovranitetit, kurse Gjykata Kushtetuese është organi i vetëm që gjykon në bazë të konfliktit të kompetencave. Ky qëndrim i imi është gjithashtu në përputhje me vendimin e Gjykatës Kushtetuese për anulimin e vendimeve për shpërndarjen me vonesë të Kuvendit nga 18 janari dhe 23 shkurti, i vitit 2016.

“Me vendimin për të thirrur seancë për kthimin e Parlamentit i cili ka vendosur ta kthej mandatin e tij, unë e shkel Kushtetutën dhe po kryej vepër penale keqpërdorim të detyrës dhe funksionit. ..Në momentin kur kam konstatuar sipas procedurave që Kuvendi me 108 vota “pro” dhe asnjë kundër dhe abstenuar, konstatoj se Kuvendi ka marrë vendim për shpërndarje. Që nga ai moment, jo tërmet, jo zjarr, nuk ka epidemi, nuk ka pandemi, nuk ekziston Kuvend me të drejtë të vendosë. Ju duhet ta kuptoni atë si frymë të Kushtetutës. Unë nuk kam asnjë të drejtë personale, individuale ose institucionale për ta kthyer atë”, shpjegon Xhaferi.

Ai potencon edhe se gjendje faktike që Kuvendi nuk mund të kthehet është edhe ajo që presidenti i shtetit në propozimin e parë te Qeverisë për miratimin e vendimit për gjendje të jashtëzakonshme, e ka pranuarmse Kuvendi nuk mund të mblidhet.

“Gjatë vendimit të dytë, presidenti parafrazoj thotë se mendon që Kuvendi mund të mblidhet, kryetari i Kuvendit nuk është i gatshëm të pranojë përgjegjësinë, unë e marr përgjegjësinë. Nëse Presidenti i vendit ka menduar kështu herën e dytë, është dashur të kishte menduar edhe herën e parë dhe të tregonte kur ia dërgova letrën herën e parë që Kuvendi nuk mund të mblidhet dhe se kishte mendim tjetër. Duhej të thoshte “jo”, unë kam mendim tjetër, nuk marr vendim ose ta kthej aktin dhe unë ta përcjell atë në Gjykatën Kushtetuese ose ai do ta dërgojë atë në Gjykatën Kushtetuese dhe të hapë kontest midis kompetencave të autoriteteve. Gjykata Kushtetuese vendos për konteste midis autoriteteve – legjislative, ekzekutive dhe gjyqësore”, tha Xhaferi.

Ai me vërejtje edhe se Qeveria në propozimin e dytë për vendimin e ri për gjendjen e dytë të jashtëzakonshme, siç tha, nuk e ka respektuar formën, gjegjësisht nuk e respektuar procedurën dhe propozim vendimin e dytë ta dorëzojë drejtë në Kuvend, ndërsa ai pastaj ta dërgojë te presidenti i shtetit.