Xhaferi: Nuk votova sepse nuk isha në listën e votimit

Kryetari i Kuvendit të Maqedonisë, Talat Xhaferi ka dalë në konferencë për shtyp nga Kuvendi, për të komentuar rezultatin e votimit për referendum, njofton Fol.

“I përgëzoj qytetarët e Maqedonisë dhe institucionet. Kjo ditë është e rëndësishme. Vullneti i qytetarëve do të duhet të respektohet dhe sipas tij të vendoset edhe në institucione. Me këtë qytetarët dëshmuan se qytetarët treguan se i përkasin familjes së madhe evropiane. Qytetarët sot i vendosën themelet e Maqedonisë së së ardhmes” përfundoi Xhaferi.

Poashtu ai ka konfirmuar se nuk ka votuar sot pasi që nuk ka gjetur veten në listën e votuesve.

“E vërtetë është se unë nuk kam votuar në vendlindjen time në Forinë, ku zakonisht në të gjitha ciklet zgjedhore kam votuar në të njejtin vendvotim. Shpresoj që ka qenë një lëshim teknik dhe e vlerësoj të tillë. Shpresoj që ka qenë një rast i ve[antë dhe si gabim teknik i bërë nga institucionet përgjegjëse”, theksoi Xhaferi.