Xhaferi: “Nuk e lejoj uzurpimin e Kuvendit! Për dallim prej dikujt, nuk i kam hapur dyert për të vënë në rrezik jetën e njerëzve”


Kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi sot gjatë seancës për interepelancën ndaj tij të dorëzuar nga VMRO-DPMNE-ja, lidhur me rastin për mbylljen e dyerve në Kuvend theksoi se për dallim nga dikush që ka hapur dyert e Kuvendit dhe ka rrezikuar jetën njerëzve, në këtë rast dyert janë mbyllur pasi ashtu e parashih Rregullorja.

“Pra, nëse i kam mbyllur dyert sipas Rregullores, për të vërtetuar gjendjen faktike sepse është procedurë, për dallim nga disa, nuk i kam hapur dyert për të vënë në rrezik jetën e njerëzve”, tha Xhaferi.
“Nga deklarata ime e parë në vitin 2017, në kushte të tilla kam treguar se nuk do të lejojë që të uzurpohet ky institucion, nuk do të lejojë që të kthehen fotografitë e mëparshme”, deklaroi Xhaferi.