Xhaferi: Nëse nuk i jepet votëbesimi Qeverisë, nuk mund të ketë rivotim në 90 ditët e ardhshme

Kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi sonte është i ftuar në emisionin debativ “Click Plus” ku diskutohet për seancën e paralajmëruar për votëbesimin e Qeverisë. Sipas Xhaferit, nëse Qeverisë nuk i jepet votëbesimi, nuk mund të ketë rivotim në 90 ditët e ardhshme, transmeton TetovaSot.

“Procedurat janë të qarta. Një seancë është planifikuar për të enjten. Seanca duhet të ketë një epilog. Epilogu mund të jetë, mosbesimi – bie qeveria, mosbesimi – qeveria nuk bie. Pas kësaj, për 90 ditët e ardhshme nuk mund të ketë sërish votëbesimi. Prandaj jepet një periudhë prej 90 ditësh. “Nëse tani tërhiqet kërkesa për mosbesimin e Qeverisë, procedura ka filluar, ai nuk ka të drejtë në 90 ditët e ardhshme të kërkojë sërish mosbesimin”, tha Xhaferi.