Xhaferi: Në këto ditë plot sfida, vlera e punëtorëve është edhe më e çmuar

Të nderuar qytetarë, dëshiroj që në emrin tim personal dhe në emër të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut t’ju uroj Ditën ndërkombëtare të Punës, 1 Majin.

1 Maji e simbolizon luftën për të drejtat e punëtorëve dhe e mban të gjallë kujtimin për viktimat e grevës së Çikagos, për shkak të së cilës kjo datë shënohet tradicionalisht me demonstrata. Është jashtëzakonisht e rëndësishme të mbështeten punëtorët, jo vetëm për realizimin por edhe për rritjen e të drejtave të tyre, sidomos prej ne si krijues dhe faktorë politikë. Asnjë përparim ekonomik nuk mund të arrihet pa faktorin më të rëndësishëm, dhe ky është puna dhe potenciali njerëzor. Në këto ditë përplot sfida dhe pasiguri të shkaktuara nga Koronavirusi, vlera e punëtorëve është edhe më e çmuar.

​Prandaj qytetarë të nderuar, më lejoni edhe njëherë t’ju uroj Ditën e punës dhe të shpreh mbështetjen time për kërkesat për realizimin e të drejtave Tuaja punëtore.

Me respekt të madh,
​​​m-r Talat Xhaferi