Xhaferi: “Në këtë çast, nuk ka fjalë që mund të ngushëllojë dhimbjen”


Kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi shprehu ngushëllime në emrin e tij dhe në emrin e deputetëve të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut për personat që e humbën jetën në mënyrë tragjike në fatkeqësinë e autobusit që ndodhi në Bullgari, me shpresë dhe besim, siç qëndron në telegram, se asnjëherë më nuk do të jemi dëshmitarë të një akti të tillë tragjik dhe nuk do të presim një ditë të tillë pikëllimi.

Në telegram thuhet se Xhaferi udhëtarëve që arritën të shpëtojnë nga kjo fatkeqësi u uron shërim të shpejtë të dhimbjes fizike dhe shpirtërore.

“Jam thellë i trishtuar nga lajmi tmerrshëm për jetët njerëzore pakthyeshëm të humbur të bashkëqytetarëve tanë në aksidentin e autobusit në Bullgari. Pikëllimi, hidhësia dhe pamundësia ndihet në çdo shikim, në çdo shpirt dhe mendje. Me mendimet, me lutjet dhe me gjithë qenien time jam me familjet e të vdekurve tragjikisht, edhe pse i vetëdijshëm se në këtë çast, nuk ka fjalë që mund të ngushëllojë dhimbjen, humbjen e tyre dhe zbrazëtirën e përjetshme që do të mbetet pas humbjes së anëtarëve të dashur të familjes. I vetëdijshëm për jetët e reja që ishin në vigjiljen e rinisë së tyre dhe kishin edhe shumë çka t’i ofrojnë kësaj bote dhe të pranojnë prej saj po ashtu”, thuhet në telegramin ngushëllues nga kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi.