Xhaferi në fund të korrikut ose fillim të gushtit do t’i shpallë zgjedhjet lokale

Kryetari i Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi në fund të korrikut ose fillim të gushtit do t’i shpallë zgjedhjet lokale që do të mbahen në gjysmën e dytë të tetorit.

Xhaferi në brifing me gazetarët, theksoi se nëse zgjedhjet lokale do të mbahen më 17 tetor, atëherë fushata zgjedhore do të përkojë disa ditë edhe me regjistrimin e popullsisë që përfundon më 30 shtator të këtij viti.

“Kur të vijë koha, unë do t’i dërgoj një letër KSHZ-së lidhur me afatet dhe mandatet,” u shpreh kryeparlamentari Talat Xhaferi.