Xhaferi: “Ndryshimet kushtetuese – sfidë e ardhshme për Kuvendin”

Kryetare e Këshillit Nacional të Parlamentit Federal të Konfederatës së Zvicrës Irene Kelin, ka bërë thirrje sot për debat konstruktiv sa i përket ndryshimeve kushtetuese. Ajo, gjatë konferencës për media të mbajtur pas takimit me kryeparlamentarin Talat Xhaferi, tha se ndryshimet kushtetuese për vazhdimin e negociatave me Bashkimin Evropian do të jenë një ngjarje e rëndësishme në rrugën e përparimit të vendit. Kelin shtoi se, Zvicra mbështet bashkëpunimin e ngushtë me Kuvendim e Maqedonisë së Veriut në mënyrë që shteti të mund t’i realizojë reformat që kanë të bëjnë me sundimin e së drejtës, përforcim e të drejtave të njeriut dhe përmirësimi e kushteve të jetës të qytetarëve

“Shpresoj se në javët dhe muajt në vijim do të zhvillohet diskutim demokrat ku do të vërtetohet çfarë është më e mirë për ardhmërinë e vendit. Shpresoj se, në Kuvend do të zhvillohet debat konstruktiv, ku do të diskutohet për këto çështje. Asnjëherë nuk është e rëndësishme që të gjendjet kompromis, megjithatë për kompromisin nuk ka alternativë, edhe pse kompromisi është i vështirë e ndonjëherë edhe i dhimbshëm” – deklaroi Irene Kelin, kryetare e këshillit nacional të parlamentit të Zvicrës.

Edhe kryeparlamentari, Talat Xhaferi, bëri thirrje në përgjegjësinë e faktorit politik gjatë procesit të ndryshimeve kushtetuese, si kusht për vazhdimin e negociatave në vend.

“Sfidë e ardhshme për Kuvendin dhe për shtetin do të jetë procesi i ndryshimeve kushtetuese si kusht për hyrje në fazën e ardhshme. Unë besoj se të gjithë faktorët politik janë mjaftueshëm të përgjegjshëm për rëndësinë e suksesit të këtij procesi për mbajtjen e konferencën së ardhshme ndërqeveritare. Ajo është posaçërisht e rëndësishme në këtë kohë të krizës ushtarake, energjetike, ekonomike dhe shëndetësore, kur është e rëndësishme të mbështetemi në mënyrë rajonale dhe globale” – deklaroi Talat Xhaferi.

Në kuadër të vizitës së saj në Kuvend, Kelin mbajti fjalim para deputetëve. Duke folur për krizën ekonomike dhe energjetike dhe luftën në Ukrainë, ajo tha se, këto janë kohë në të cilat është shumë e vështirë të arrihet konsensusi politik, por se në të njëjtën kohë nevojitet të ruhet hapësira për arritjen e konsensusit të tillë. /KlanMacedonia/