Xhaferi: Me vaksinimin e deputetëve Kuvendi kah mesi i majit do t’i kthehet normalitetit


Kreu i Kuvendit Talat Xhaferi deklaroi se me vaksinimin e deputetëve pret që kah mesi i muajit maj të normalizohet edhe puna e Kuvendit. Ai gjithashtu njoftoi se ka dorëzuar listën me 120 deputetë, ndërkohë që është vendimi individual i gjithsecilit që të vendos nëse do të vaksinohet ose jo.

“Sot në prani me ministrin Venko Filipçe jemi prezent këtu për të filluar edhe imunizimin e deputetëve. Shërbimet e Kuvendit e kanë kryer fazën e parë. Ndërkohë që imunizimi i deputetëve fillon sot, dhe më pas do të pasoj edhe doza e dytë, pas çka presim që kah mesi i majit të stabilizohet edhe puna e Kuvendit dhe t’i kthehemi normalitetit. Unë si kryetar i Kuvendit kamë dorëzuar listën me 120 deputetë, më pas është vendim i secilit që të vendos nëse do të vaksinohet ose jo”, tha Xhaferi.

“Sot vaksinohen deputetë e Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut. Deputetët do të vaksinohen me vaksinën Sputnik V. Në ndërkohë rrjedhe edhe procesi i imunizimit të personave në moshë. Qëndrimi jonë është se do të vazhdojmë me procesin e imunizimit dhe kjo do të rrjedh në bazë të moshës”, tha Venko Filipçe, ministër i shëndetësisë.