Xhaferi: Le të dakordohen për datën, do të firmos vendimin e ri për zgjedhjet

Kryetari i Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi ka theksuar sot se pret që partitë politike të arrijnë koncensus për datën e zgjedhjeve, që më pas të firmos vendimin e ri për zgjedhjet. Ai tha për “360 shkallë” se është i gatshëm që të realizojë detyrimin e tij ligjor.

Kryetari i KSHZ-së, Oliver Derkoski theksoi sot se pret kryeparlamentarin që të firmos vendimin e ri për zgjedhjet.
Kryetari i LSDM-së, Zoran Zaev sot i dërgoi porosi të prerë KSHZ-së se patjetër duhet të zbatojë zgjedhjet, derisa kryetari i këtij institucioni për organizimin e zgjedhjeve theksoi se nuk do të thërrasë mbledhje derisa nuk merr vendim nga kryeparlamentari Xhaferi.