Xhaferi kritikoi punën e ministrave të BDI-së – Kjo është përgjigja e Bekteshit

Ministri i Ekonomisë Kreshnik Bekteshi i pyetur nga gazetari i Alsat, Adnan Qaili rreth akuzës së anëtarit të kryesisë së BDI-së, Musa Xhaferi, i cili në “Programi 200” që u mbajt mbrëmë në Alsat, akuzoi ministrat e partisë së tij për mos investime kapitale në zonat shqiptare, tha se nuk dëshiron të keqpërdor foltoren e Qeverisë për çështje partiake.

“Jam i informuar se së shpejti do të kemi mbledhje të Kryesisë Qendrore dhe do t’i diskutojmë çështjet brenda përbrenda partisë. Nuk dua të keqpërdor foltoren e Qeverisë për çështje partiake. Investimet kapitale në zonat shqiptare, do të raportohen në kryesinë qendrore. Megjithatë në baza ditore çdo ministër e informon opinionin. Në mbledhje të kryesisë do ti diskutojmë në detaje përcaktimet programore me të cilin BDI i fitoi zgjedhjet”, tha Bekteshi. /Alsa