“TË NISIN SA MË SHPEJTË NEGOCIATAT PËR ANËTARËSIM NE BE”
Është koha që vizioni për ardhmërinë e Evropës të kthehet në veprim, bisedimet për anëtarësim të Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë të fillojnë sa më shpejtë të jetë e mundur. Kjo ishte thirrja që kryeparlamentari Talat Xhaferi e bëri para homologëve të tij të shteteve të BE-së, në konferencën e mbajtur në Slloveni.
TALAT XHAFERI, KRYETAR I KUVENDIT
Është koha që vizioni juaj për ardhmërinë e Evropës të kthehet në veprim, procesi I zgjerimit të vazhdojë me dinamikë më të madhe dhe përfundimisht të fillojnë bisedimet për anëtarësim të Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë sa më shpejtë të jetë e mundur.
Ai bëri thirrje për përshtatje sa më të shpejtë të narrativit evropian të zgjerimit, duke pasur parasysh ndryshimin aktual drastik të mjedisit evropian në fushën e sigurisë, ekonomisë dhe energjetikës, si dhe duke pasur parasysh, siç tha ai, edhe pasojat afatgjata që do të ketë në kontinenti.
TALAT XHAFERI, KRYETAR I KUVENDIT
Ndryshimet aktuale tektonike në sferën e sigurisë janë në favor të rritjes së qëndrueshmërisë së BE-së dhe nevojës për të forcuar partneritetet me vendet kandidate. Në këtë kontekst e përshëndesim iniciativën për integrim të plotë të vendeve të Ballkanit Perëndimorë, në busullën strategjike dhe mundësinë për qasjen tek fondi evropian I mbrojtjes, pasi jemi të bindur se përfshirja jonë do të ketë reflektim direkt në paqen dhe sigurinë e rajjonit tonë, ndërsa në mënyrë indirekte edhe të paqes dhe sigurisë në të gjithë kontinentin.
Gjatë fjalimit të tij në konferencën me temë “Bashkimi evropian si garancë për stabilitetin, sigurinë dhe përparimin e rajonit dhe më gjerë”, Xhaferi numëroi vendosjen e raporteve diplomatike, kontributin e Unionit për Marrëveshjen korrnizë të Ohrit, mbështetjen për dalje nga kriza politike në vitin 2015, si dhe mbështetjen për tejkalimin e çështjeve të hapura me Greqinë dhe Bullgarinë si momente kyçe të historisë së përbashkët të vendit me Unionin.