Xhaferi i përgjigjet Apasievit mbi kërkesën për seancën e veçantë për pyetje deputetësh

Deputeti i së “Majtës”, Dimitar Apasiev, ka kërkuar nga Kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi, që të thirr seancë për pyetje deputetësh.

Xhaferi u përgjigj për kërkesën e Apasievit:

“Në lidhje me kërkesën tënde për të thirrur seancë të veçantë për pyetje deputetësh nën numrin e arkivues 08-2611/11 id 26 gusht 2020. Ju informoj se në përputhje me nenin 67 paragrafi 2 të Rregullores të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Kryetari i Kuvendit mundet të thirre seancë me kërkesën e Presidentit të shtetit, Qeverisë dhe të paktën 20 deputetëve. Kërkesa juaj nuk e plotëson kushtin për thirrjen e një seancë të veçantë për pyetje deputetësh”, thuhet në njoftimin e Xhaferit.