Xhaferi cakton seancë për mandatin e Gruevskit

Kryetari i Kuvendit Talat Xhaferi për pasdite në orën 17 e caktoi seancën parlamentare në të cilën deputetët duhet që të prononcohen për rekomandimin e Komisionit për Çështje të Rregullores, Mandatit dhe Imunitetit për marrjen e imunitetit të Nikolla Gruevskit, me kërkesë të gjykatës për shkak të caktimit të masës të arrestit për lëndët e PSP-së.

Vendimi për marrjen e imunitetit merret me shumicë të thjeshtë nga numri i përgjithshëm i deputetëve.

Komisioni për Çështje të Rregullores, Mandatit dhe Imunitetit, me pesë vota pro i miratoi gjashtë kërkesat e gjykatës për marrjen e imunitetit për shkak të masës së arrestit Nikolla Gruevskit, deputet dhe ish kryeministër i Maqedonisë, i cili u arratis nga Maqedonia dhe mori azil në Hungari. Në seancë nuk kanë marrë pjesë asnjë prej deputetëve të partisë opozitare VMRO-DPMNE, kryetari i nderit të së cilës është Gruevski.

Vendimet për kërkesën për miratimin e masës së arrestit do t’i dërgohen kryetarit të Kuvendit i cili duhet që të caktojë seancë plenare.

Kryetari i Komisionit Pavle Bogevski shprehu zhgënjim që, si tha, sistemi ynë nuk e gjeti Gruevskin për vuajtjen e dënimit dyvjeçar për rastin “Tank”. Kërkoi përgjegjësi dhe përfundimin e hetimit për arratisjen e Gruevskit.