Xhaferi-Borell: “Procesi i zgjerimit të BE-së për momentin është më se i nvojshëm”

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi, sot realizoi takim me përfaqësuesin e lartë të BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri dhe nënkryetar i Komisionit Evropian, Josep Borell ku biseduan për ngjarjet në Ukrainë dhe për mardhëniet e caktuara fqinjësore të vendit tonë.

“Xhaferi e informoi Borellin për Deklaratën e miratuar në Kuvend, me të cilën dënohen rreptë atakët ushtarakë që e rrezikojnë integritetin dhe sovranitetin territorial të Ukrainës dhe u bëjnë thirrej institucioneve të Republikës së Maqedonisë së Veriut të ndihmojnë në sigurimin e ndihmës humanitare për refugjatët nga Ukraina”, njoftojnë nga Kabineti i Xhaferit.

Nga Kabineti njoftojnë se Xhaferi foli për përmbushjen e agjendës reformuese dhe tejkalimin e çështjeve të hapura me fqinjët në vitet e kaluara, mbi të gjitha për përmbushjen e përcaktimit strategjik të qytetarëve për anëtarësim në Bashkimin Evropian. Xhaferi foli për përmbushjen e agjendës reformuese dhe tejkalimin e çështjeve të hapura me fqinjët në vitet e kaluara, mbi të gjitha për përmbushjen e përcaktimit strategjik të qytetarëve për anëtarësim në Bashkimin Evropian.

Borell lavdëroi qasjen konstruktive të qeverive të reja në Shkup dhe në Sofje dhe e konfirmoi zotimin dhe angazhimin aktiv të zyrtarëve të lartë në Bashkimin Evropian për fillim sa më të shpejtë të negociatave për anëtarësim në Bashkimin Evropian.