Xhaferi: Ali Ahmeti nuk kandidon për president!


Kryeministri teknik, Talat Xhaferi ka deklaruar se Ali Ahmeti nuk do të kandidojë për president të shtetit.
“Zotëri Ahmeti ka mision dhe nuk është pretendent për funksion siç e di dhe mendoj se nuk do ta pranojë. Nuk ka nevojë të dëshmohet dhe të tregojë kush është dhe sa pas 50 viteve kontribut në gjërat në këtë shtet dhe për këtë shtet dhe qytetarët e këtij shtetit. Misioni i tij është Europa dhe BE dhe po punon në atë mision. Nuk mendoj se e ka prioritet garimin në lidhje me këtë funksion. Po të donte funksion do ta mund ta kishte cilën ta donte”, tha Xhaferi.