Xhafer Tahiri ia uron fitoren Ferit Idrizit: “E respektoj vullnetin e qytetarëve”

Kandidati për Vushtrrinë nga LDK, Xhafer Tahiri ka pranuar humbjen dhe ka uruar kudnërkandidatin triumfues nga PDK, Ferit Idrizin.
Ja reagimi i plotë:

Të dashur qytetarë të Vushtrrisë,
Në liri e demokraci, zgjedhjet janë festë, ju me votën tuaj sot i dhatë besimin kundërkandidatit tim z. Ferit Idrizi.

Ky është vullneti i shumicës së qytetarëve të Vushtrrisë, e unë dhe LDK e respektojmë në plotni vullnetin qytetarë, prandaj më lejoni të uroj z. Ferit Idrizin për fitore në Vushtrri.
Të dashur votues të LDK, e qytetarë të Vushtrrisë faleminderit për besimin tuaj.
E kam pasur nderin e privilegjin më të madh të ju shërbejë me nderë e përkushtim në Vushtrrinë tonë.
Shihemi në beteja të reja politike.
Me respekt, Xhafer Tahiri