Xhafer Tahiri del kun*dër vendimit të partisë: Përjash*timi i Vjosa Osmanit e ka dëmt*uar LDK’në

Kryetari i Komunës së Vushtrrisë, Xhafer Tahiri i ftuar në emisionin “Pa maskë” ka komentuar edhe përjash*timin e Vjosa Osmanit nga kryesia e LDK-së. Ai e ka ritheksuar qëndrimin e tij kun*dër këtij vendimi për të cilin votoi shumica në LDK.

“Nuk ka qenë praktikë e LDK-së dhe nuk mendoj se duhet të shndërrohet në praktikë të LDK-së apo të ndonjë partie tjetër të përjash*tohet sidomos dikush që ka qenë bartëse e listës dhe ka pasur përkrahjen më të madhe qytetare nga të gjithë kandidatët që kanë qenë ndonjëherë bartës të listës së LDK-së që nga vde*kja e presidentit Rugova” ka deklaruar Tahiri.

Ai është shprehur se do të vazhdojë të përkrahë vlerat që promovon veçanërisht lirinë e mendimit dhe të individit.

“Mendoj që ky episod do të na dëmt*ojë padyshim dhe na ka dëmt*uar edhe në opinionin publik, edhe tek qytetarët, edhe tek votuesit tanë”, ka thënë Tahiri i cili është shprehur se koha do ta dëshmojë se ky veprim e ka dëmt*uar LDK-në, ndërsa ka shfaqur optimizmin se një situatë e tillë do të tejkalohet në të ardhmen.