Xavi u drejtohet tifozëve të Barcelonës me një letër emocionuese

Xavi Hernandez është rikthyer zyrtarisht te Barcelona.
Spanjolli u largua nga Al Sadd, për të zëvendësuar Ronald Koemanin e shkarkuar.
Përmes një mesazhi, Xavi ka përshëndetur tifozët e Barcelonës, duke u bërë me dije se po rikthehet në klub edhe pse në një kohë të vështirë.

“Të nderuar Culers, unë po vijë në shtëpi. Kthehem në vendin që më rriti, kthehem në Klubin e JETËS sime”, thuhet fillimisht në letrën e tij.
“Nuk mund ta përshkruaj me fjalë emocionin që ndjej për të mbrojtur edhe një herë këtë mburojë që mbaj në zemër, për të ndjerë sërish sesi vibron Camp Nou nga brenda dhe për të dëgjuar sërish thirrjet e inkurajimit nga këta tifozë të mëdhenj”.

“E di që po vij në një moment të vështirë, por këtë sfidë e përballoj me shpresat më të mëdha. Do të punoj dhe do të luftoj si një më shumë që së bashku të arrijmë në vendin që meritojmë”.
“Faleminderit FC Barcelona sërish për besimin, dhe të gjithë fansat që besuan se unë duhet ta marrë përsipër këtë rol të rëndësishme. HISTORIA VAZHDON” – ka shkruar Xavi.

https://www.instagram.com/p/CV7RaEwsJQ7/?utm_source=ig_embed&ig_rid=a2df4765-9bb7-4fd4-9af0-06aa8cf71d7d