Në bisedime, nga pala greke kanë lëshuar pe, tani koha është e Ish republikës jugosllave të Maqedonisë që të i bëjë hapat e nevojshme për arritjen e marrëveshjes, kështu ka thënë zëdhënësi i Qeverisë greke dhe ministër pa resor, Dimitris Xanakopulos.
Xanakopulos ka thënë më tej se është e qartë se si është qasja e Greqisë në bisedime, duke i theksuar dy kushtet që mendojnë se janë logjike dhe të arsyeshme për të arritur zgjidhje të problemit 25 vjeçar.
Këto dy parakushte janë, njëri për emër të përbërë dhe dy “Erga Omnes”. Në këto suaza pala greke ka lëshuar pe, ka arritur deri në mesin e urës, tani radhën e ka Maqedonia që të bëj hapat e nevojshme për marrëveshje të pranueshme, ka thënë Xanakopulos.