Wuhan, jeta brenda qytetit kinez që konsiderohej si epiqendra e pandemisë COVID-19

Dy javë pas heqjes së masave preventive në Wuhan, jeta në këtë qytet është larg të qenit normale. Rreth ndërtesave ende janë të vendosura barrikadat, kurse qytetarët vazhdojnë të mbajnë maska dhe t’ua matin temperaturën ngado që lëvizin.

Shkollat vazhdojnë të jenë të mbyllura, kurse anëtarë të këshillit lokal për mbrojtje civile në mënyrë të rreptë janë duke kontrolluar hyrjet e qytetarëve nëpër komplekset banesore. Në qytetin që dikur konsiderohej si epiqendra e epidemisë së coronavirusit, jetojnë 11 milionë banorë, transmeton Telegrafi.

“Akoma nuk jam duke dalë jashtë të ha apo të blejë gjësende të ndryshme. Më me dëshirë i blej rrobat dhe gjësendet tjera përmes internetit. Nuk është edhe aq keq që nuk po dalë jashtë, por edhe kur e bëjë një gjë të tillë shmangi kontaktin me të tjerët, ose se bisedojë nga distanca”, ka deklaruar studentja 25-vjeçe Zhu.

Kushdo që del nga shtëpia ia matin temperaturën, dhe duhet të tregojë kodin e gjelbër në aplikacionin e ministrisë së Shëndetësisë që aplikohet në tërë Kinën. Kodi i gjelbër do të thotë se personi është i shëndetshëm dhe se nuk ka pasur kontakt me të infektuarit me COVID-19.

Përveç kësaj duhet bartur maskë dhe dorëza, e sa herë që kthehet në shtëpi kjo studente vrapon në tualet për të pastruar duart dhe dezinfektuar telefonin me alkool.

Qytetarët janë në ankth të vazhdueshëm nga një valë e dytë e mundshme e coronavirusit, edhe pse numri i të prekurve që nga heqja e masave preventive nuk është rritur.

Masat e kujdesit të shtuar janë akoma në fuqi, ku në momentin që lajmërohet një rast i ri izolohen personat që kanë pasur kontakt me të, me qëllim të mos vie deri te përhapja e mëtejme e COVID-19.

Në Wuhan vazhdojnë të testohen çdo ditë afro 50 mijë persona, kurse të gjithë që po kthehen në vendet e tyre të punës duhet fillimisht të jenë të testuar.

Izolimi i njerëzve që vijnë nga qytetet e tjera dhe nga jashtë Kinës vazhdon të jetë i obligueshëm, kurse rrezik më të madh paraqesin qytetarët kinezë që po kthehen në vendlindja në SHBA-të, Evropa dhe Rusia.

Në fakt rreziku më i madh vjen përgjatë vijës kufitare me Rusinë, ku shumë qytetarët kinezë kanë mbetur të bllokuar në Rusi. Në anën tjetër, zyrtarët kinezë kanë bërë të ditur se 20 për qind e këtyre pasagjerëve janë infektuar me coronavirus. E spitali i përkohshëm me 600 shtretër po ndërtohet përgjatë vijës kufitare – në qytetin Suifenhen.

Edhe pse ministria kineze e Shëndetësisë çdo herë e më pak raste të infektuarve me coronavirus po regjistron, shumë po dyshojnë në saktësinë e këtyre të dhënave. Për këtë, Wuhani gjatë javës së kaluar ka ndryshuar të dhënat statistikore, ku nga 1.290 vdekje ka ndërruar shifrën në 3.896.

Mbi 13 lagje të Wuhanit janë klasifikuar me më pak rrezikuara, kurse nëpër rrugë mund të shihen çdo herë e më shumë njerëz dhe vetura.

“Në markete gjërat zhvillohen normalisht, por shumica e tregjeve dhe palestrat vazhdojnë të jenë të mbyllura”, ka deklarua trajneri Wang Tianchen i cili i ka mbijetuar coronavirusit.

Sipas tij, derisa disa po flasin për “normalitetit” apo për “fillim të një normaliteti të ri”, Tianchen është i bindur se vendi i tij gjendet në fazë tranzicioni nga jo normalja në normale.