Wizz Air vazhdon pezullimin e fluturimeve deri më 13 korrik

Kompania ajrore me buxhet të ulët Viz Er, sot njoftoi se si rezultat i kufizimeve të vazhduara të udhëtimit për të gjitha fluturimet jashtë nga dhe deri në Republikë e Maqedonisë së Veriut e ka vazhduar pezullimin e gjitha fluturimeve në vend deri më datën 13-të të muajit të ardhshëm.

“Udhëtarët me bileta të rezervuara të përfshirë nga këto fluturime të pezulluara që kanë bërë rezervime të drejtpërdrejta në wizzair.com ose në aplikacionin celular të kompanisë ajrore, do të njoftohen përmes emailit. Njëqind e njëzet përqind e tërë shumës do të transferohen automatikisht në llogarinë Wizz të pasagjerit dhe ata do të jenë në gjendje ta përdorin atë për 24 muajt e ardhshëm për të blerë të gjitha produktet dhe shërbimet e Wizz Air. Udhëtarët gjithashtu mund të zgjedhin mundësinë e kthimit të parave – e cila kërkon kohë të gjatë për të përfunduar – dhe do të informohen për të gjitha hapat e nevojshëm për transferimin e parave përmes bankës ose kartës në një emailit të veçantë. Në këtë rast, pasagjerët do të jenë në gjendje të zgjedhin kompensim 100 për qind. Pasagjerët të cilët kanë rezervuar përmes agjencive të udhëtimit – përfshirë agjencitë e udhëtimit në internet – duhet të kontaktojnë kompaninë përmes së cilës kanë blerë biletat e tyre”, thuhet në kumtesë.

Ndërkaq, ministri i Transportit, Goran Sugareski javën e kaluar, deklaroi se po bisedohet, por se ishte ende shumë herët për të vendosur nëse do të hapnin aeroportet.

“Po diskutohet, por është ende herët për të marrë vendime të tilla, nga ana e TAV-it iu kërkua që në periudhën e ardhshme të kumtohet nëse Qeveria dhe Shtabi i Krizës do të vendosin t’i hapin ato, sepse do ju duhen shtatë deri në 10 ditë për të testim Ende nuk ka vendim të tillë”, tha Sugareski.

Me vendim të Qeverisë, si masë për të parandaluar përhapjen e koronavirusit, nga 15 marsi në mesnatë është mbyllur aeroporti “Shën Apostoll Pavle” në Ohër, ndërsa nga 18 marsi në mesnatë aeroporti Ndërkombëtar i Shkupit.

Në seancën e së premtes, Qeveria vendosi protokoll për transit të pandërprerë të të huajve përmes aeroportit Tabanoc, Deve Bair, Bogorodicë, Qafë Thanë, Bllacë dhe aeroportin e Shkupit.