Wizz Air planifikon rikthimin e disa fluturimeve më 1 maj


Kompania e fluturimeve Wizz Air do të rikthejë fluturimet nga Vjena duke nisur nga fillimi i muajit të ardhshëm, ka thënë shefi ekzekutiv i kompanisë, Josef Varadi për mediat lokale. Ai ka njoftuar edhe për rikthim të fluturimeve që janë realizuar nga Aeroporti Luton i Londrës.

Ky rikthim e bën këtë kompani ndër të parat në Evropë që ka njoftuar për planet e shtimit të fluturimeve në kohë të koronavirusit. Pandemia me këtë virus ka goditur rëndë fluturimet ndërkombëtare, duke rrezikuar mbijetesën e shumë kompanive.

Varadi ka thënë se shpreson që kompania që drejton të rikthejë fluturimet rreth 30 për qind të kapacitetit që ka, duke rritur pas dy apo tre muajve numrin e fluturimeve për 75 deri në 80 për qind. Megjithatë, ai ka përmendur se kjo gjë varet nga koordinimi që arrihet me shtetet evropiane, varësisht prej masave që aplikojnë kundër koronavirusit.

Evropa është “rrëmujë e vërtetë” në këtë moment, ka thënë ai. Sipas tij, kjo linjë ajrore do të prezantojë masa “shtesë” për ruajtjen e shëndetit, duke përfshirë mbajtjen e distancës fizike, vendosjen e masave dhe dorezave nga ana e stafit dhe dezinfektimin e aeroplanëve gjatë natës.