WhatsApp bllokon ‘screenshot-at’/ Kompania në mbrojtje të bisedave

WhatsApp ka nisur vendosjen e një mase sigurie që ndalon njerëzit të bëjnë “screenshot” të mesazheve që mund të shihen vetëm një herë.

‘View Once’ u prezantua në vitin 2021 dhe funksionon njësoj si Snapchat, pra përdoruesit mund të dërgojnë foto e video për një kohë të caktuar dhe më pas zhduken.

Por aplikacionit i shpëtoi fakti që marrësit thjesht mund të bëjnë një “screenshot” të përmbajtjes duke e shkatërruar qëllimin kryesor. Mark Zuckerberg ka njoftuar se një opsion që bllokon bërjen e një “screenshot” është duke u lançuar.

As një aplikacion nga palët e treta nuk do të kryejë punë sepse do të marrin si rezultat vetëm një ekran të zi.

Ndryshe nga Snapchat, WhatsApp nuk e njofton dërguesin kur marrësi bën një “screenshot”. Nuk ka ende një datë fikse për përditësimin e ri, por gjithçka bëhet me dije është se do të jetë i disponueshëm shumë shpejt.