VV’së i arre*stohet një aktivist në Belgjikë, zv.ministri i LDK’së thotë se u kuptua nga i vijnë paratë Kurtit

Rediart Cankja i cili mban pozitën e kryesuesit të Këshillit të Qendrës së Lëvizjes Vetëvendosje në Belgjikë, ishte arr*estuar para dy vitesh në Francë, për shkak se në veturën e tij ishin gjetur 3 kilogramë dr*ogë të llojit he*roinë
Arre*stimi i tij ishte bërë në qytetin francez, Vitry afër kufirit të Zvicrës, derisa sipas raportimeve të mediave franceze thuhet se me të në veturë ka qenë edhe një shtetase kosovare me inicialet Sh.S.

Dyshimet e para ishin që Cankja kishte planifikuar transportin e dro*gës drejt Zvicrës.
E për këtë lajm ka reaguar tash pas dy vjetësh, zëvendësministri i Kulturës nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Engelbert Zefaj.
Ai thotë se një lajm i tillë e demaskon partinë që drejton Albin Kurti dhe zbulon se nga kanë ardhur paratë për aksionet e Lëvizjes Vetëvendosje.

“Po demaskohet Vetëvendosje!
Po merret vesh prej ka kanë ardh financat per aksionet e VV-së!
3 kg dr*ogë në kerrin e kryetarit të VV-së në Belgjikë🤪 Detajet në koment!”, ka shkruar Zefaj në facebook,