VV-së i bashkohet një deputet nga kjo parti, mund t’ia sigurojë shumicën

Ndonëse ende nuk janë certifikuar zyrtarisht zgjedhjet nga KQZ dhe kandidatët të cilët kanë arritur të fitojnë mandatin e deputetit, ish deputeti Elbert Krasniqi nga IRDK ka njoftuar në Facebook se ka fituar sërish mandatin e deputetit të Kuvendit të Kosovës.

Gazeta “Bota sot” mëson nga burimet e saja se Krasniqi do t’i bashkohet grupit parlamentar të VV-së, gjë të cilën e bëri edhe në legjislaturën e kaluar. Ky mund të jetë një lajm i mirë për VV-në, e cila po i numëron deputetët pasi mund t’i ketë vetëm 59 të tillë, por që me Krasniqin do t’i bëjnë 60. Elbert Krasniqi kishte bashkëpunim të mirë me VV-në edhe në legjislaturën e kaluar.

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, u shpreh i bindur se qeveria e tij do të ketë votat e mjaftueshme në Kuvend pa pasur nevojë për një koalicion paszgjedhor. Ai thotë se mund të marrë vota nga deputetë jo-serbë si dhe nga ndonjë deputet tjetër opozitar.

Mgid