VV: Nominimi për Çmimin Nobel, orkestrim i dobët i Grenellit

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Dimal Basha, është shprehur se nominimi i presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA’së), Donald Trump, Qeverisë Kosovës dhe Qeverisë së Serbisë për Çmimin Nobel për Paqe është orkestrim i dobët i të dërguarit të Posaçëm për Dialogun, Richard Grenell.

Sot SHBA, Qeveria e Kosovës dhe Qeveria e Serbisë janë nominuar për Çmimin Nobel për Paqe, nominim ky që u bë nga një deputet suedez. Pas kësaj ka reaguar deputeti i VV’së, Dimal Basha, duke e quajtur orkestrim të dobët nominimin për Çmimin Nobel nga ana e Richard Grenell.

“Grenell sapo publikoi se Trump qenka nominu për çmimin Nobel për ‘marrëveshjen Kosovë/Serbi.’ Çfare orkestrimi i dobët! E kemi thënë këtë gjatë gjithë kohës, gjithçka që bëri Grenell, përfshi interferencën e tij për rrëzimin e Qeverisë Kurti, ka qenë një përpjekje për të marrë një trofe dhe për ta përdorur atë për qëllime zgjedhore të nëntorit në SHBA”, ka thënë Basha.

Ai shkroi se Grenell ndihmoi instalimin e marionetave që të marr një çfardo nënshkrimi, dhe çmimin e pisllëkut të tij e pagoi Kosova, kurse e mundësoi marioneta Hot.
Më poshtë postimi i plotë i tij: