VV i reagon Thaçit, pasi i quajti kriminelë: Dështove të shpallësh gjendje të jashtëzakonshme


Zyra e Vetëvendosjes, përkatësisht zëdhënësi i kësaj partie Arlind Manxhuka pak më parë përmes një statusi në rrjetin social Facebook, i ka kujtuar presidentit të vendit, Hashim Thaçi, që ai disa herë gjatë kohës së pandemisë ka shpërfillur rregullat e vendosura nga institucionet e vendit.

Manxhuka ka kritikuar Thaçin, duke ja bërë me dije se vetëm tani po kërkon të respektohen rregullat dhe rekomandimet nga IKSHP-ja, kur po bëhet përfundimi i suksesshëm i pandemisë.

“Personi që bëri thirrje për mosbindje ndaj masave të Qeverisë që erdhën si rezultat i rekomandimeve të IKSHP-së dhe i njëjti që frekuentonte kafiteritë, dhe i njëjti që shkeli këto rekomandimet të përkthyera në rregulla kur doli në Shqipëri, sot na foli se si duhet të respektohen rekomandimet e IKSHP-së, tash kur jemi në përfundim të suksesshëm të pandemisë, ky që dështoi të shpallë gjendje të jashtëzakonshme.