Vushtrriasi kërkon nga Qeveria t’ia mundësojë ta bëjë mbiemrin ‘Çaji’

Adnan Ademi nga Vushtrria, i njohur në publik si ‘Adnan Çaji’ pas deklaratës së tij pak vjet më parë se i pi 70 çaja në ditë, ka kërkuar nga Qeveria t’ia mundësojë ta bëjë mbiemrin ‘Çaji’.

Në një intervistë në Klan Kosova, Ademi tha se nuk është dëshirë e tij e madhe të ndryshojë mbiemrin pasi Ademi i pëlqen, por për shkak të popullit dhe fëmijëve që e identifikojnë si ‘Adnan Çaji’.
“Kisha pas qef të më ndihmoj Qeveria ta bëj mbiemrin Çaji’, tha ai.

Ndër të tjera, Ademi tha se që 13 vite është konsumues i rregullt i çajit dhe se 3-4 herë në ditë e përvëlon atë në shtëpi.
“Gjithçka është për mua çaji. Ky më bëri ky që jam sot”, tha Ademi më tej.

Nëse nuk e dini, vushtrriasi punon me gjelbërim dhe zbukuron kopshte madje ai tregoi në emisionin e mëngjesit se ndihmon nevojtarët por nuk i bën publike.
“Qysh më ka ndihmuar mua dikush edhe unë tash i ndihmoj. Kushdo që ka nevojë mund të ma japë numrin e telefonit dhe gjithmonë jam i gatshë, çdo herë, pa marrë parasysh ku”, u shpreh Ademi.