Vuri shami pas haxhit, “suspendohet” mësuesja me 30 vjet përvojë (VIDEO)

Për 30 vite u mësoi nxënësve të fshatit Reshtan të Suharekës matematikë.

Por Këshilli Drejtues i Shkollës Fillore “Flamuri i Arbërit” mori vendim që të mos ia lejoj Remzije Lezit ushtrimin e mësuesisë më në këtë institucion arsimor.

KDSH e morri këtë vendim duke u mbështetur në Udhëzimin Administrativ që e ndalon bartjen e uniformës fetare.

Kjo pasiqë Lezi sivjet vendosi të mbulohej, meqë e kreu një obligim fetar për myslimanët, haxhin. Klani gjatë ditës provoi të ketë një deklarim nga drejtori i shkollës, Liman Bytyçi, por i njëjti nuk ktheu përgjigje.

Për media nuk deshi të deklarohet as vet arsimtarja, mirëpo ajo autorizoi një avokat. Muhamet Mujaj thotë se Lezi u largua dhunshëm nga vendi i saj i punës.

Ai tregon se kanë kërkuar nga Drejtoria komunale e arsimit në Suharekë që këtë shkresë zyrtare ta anulojë. E i pari i Suharekës, Bali Muharremaj, bëri të ditur përmes një postimi në Facebook se ky rast do të trajtohet me prioritet në përputhje me ligjin dhe urdhërin administrativ.

Për tu marrë vendimi nga shkolla, u kërkua edhe aprovimi i Këshillit të Prindërve. Udhëheqësi, Shpejtim Bytyçi, tha përpes telefonit se paraprakisht kishte marrë edhe pëlqimin e shumicës së prindërve.

E Majlinda Berisha ishte pjesë e prindërve që e kundërshtuan vendimin. Ajo e konsideron të padrejtë dhe thotë se shamia nuk ia ulë vlerat arsimtares. VIDEO