Vullnet Murseli vizitoi Tregun e Grave në Tetovë

Kandidati për Krytar të Komunës së Tetovës nga radhët e ASH-AAA, Vullnet Murseli bashk me deputetët Adnan Neziri dhe Hysni Ismaili, sot gjatë ditës vizituan Tregun e Grave në Tetovë.

“Sot isha bashkë me aktivistët e ASH- AAA, po ashtu me deputetët e zonës Adnan Neziri dhe Hysni Ismaili, kandidatët për këshilltarë komunalë, zonja e zonjusha, të rinj, vizituam Tregun e Grave. Përveç shpërndarjes së fletushkave, patëm mundësinë që të diskutojmë me qytetarët për gjëra të ndryshme”, ka thënë Murseli.