Vullnet Murseli takon kryesuesit e Shoqatës së Invalidëve


Kandidati për kryetar komune të Tetovës nga ASH-AAA Vullnet Murseli bashkë me kandidatët për këshilltarë komunal Faton Selami, Nurije Bajrami dhe Halid Matoshi zhvilluan sot një takim me kryesinë e Shoqatës së Invalidëve të Tetovës.

Në këtë takim, kandidati Murseli ju garantoi mbështetje e koordinim të vazhdueshëm gjatë qeverisjes së tij në Komunën e Tetovës.
Murseli tha se do t’ju kushtojnë më tepër vëmendje sfidave për integrimin e tyre të plotë në vendimarrje dhe shoqëri. Përfaqësuesit e Shoqatës së Invalidëve të Tetovës, e njohën kandidatin Murseli me problematikat e tyre dhe e falënderuan për vëmendjen dhe bashkëbisedimin.