Vullnet Murseli kandidati më modest, pret në radhë për të votuar si qytetarë

Kandidati i ASH-AAA për Komunën e Tetovës, Vullnet Murseli, është fotografuar se si pret për të votuar në vendvotimin në shkollën “Istikball” në Tetovë.

Për dallim nga kundërkandidatët e tjerë që vijnë me shoqërues dhe futen në vendvotime me përparësi, Murseli është reshtuar bashkë me qytetarët dhe pret ti vijë radha. Kjo foto po bëhet virale pasi deri më tani nuk ka qenë e zakonshme që kandidatë e politikanë të presin në radhë, por gjithmonë kanë kërkuar t’u jepet përparësi.